Mema debuton me disfatė, Tirana nė krizė tė plotė
Besėlidhja ka
shkaktuar ēudinė mė tė madhe tė javės sė katėrt tė Kategorisė
Superiore, duke mundur 1-0 Tiranėn nė "Qemal Stafa". Njė rezultat qė
nuk pritej, pavarėsisht problemeve qė kishin kaluar bardheblutė gjatė
javės sė fundit, fillimisht me ikjen e donatorit Halili, e mė pas me
shkarkimin e trajnerit Starova. Kriza e 23 herė kampionėve ėshtė e
dukshme, ndėrsa ka qenė Besėlidhja ajo qė u ka vėrtetuar mė sė miri se
vetėm emrat nuk mjaftojnė pėr tu shpallur kampion. Duke parė bilancin
e lezhjanėve nė tri javėt e para, pritej jo vetėm kthesa bardheblu, por
edhe njė goleadė, qė nuk ka rezultuar e tillė nė ndeshjen e debutimit
tė Ardian Memės nė stolin e kampionėve nė fuqi.
Takimi i djeshėm ka filluar me njė protestė tė heshtur tė ultrasve tė
Tiranės, tė cilėt kishin shpalosur vetėm njė banderolė me fjalėn "TURP"
nė shkallėt e stadiumit. Ndėrsa nė fushė, Mema hedh njė formacion pak
mė ndryshe nga ai i javėve tė fundit, me Hajdarin nė vend tė Dedes dhe
Ēapjen titullar nė mesfushė, ndėrsa nė sulm ishte vetėm Xhafaj. Nga ana
tjetėr, lezhjanėt e drejtuar nga Ridvan Kulli ishin pėrgatitur pėr njė
ndeshje nė mbrojtje, duke pėrqendruar forcat qė nė minutat e para nė
mbulimin e Duros dhe Mukės, organizatorėve tė manovrės bardheblu.
Fillimi i ndeshjes flet pėr vendasit, qė rrezikojnė me gjuajtjet nga
jashtė tė Duros apo Xhafajt, por pa rezultat, pasi portieri Miēo ėshtė
i vėmendshėm dhe shfaqet gjithmonė nė pozicionin e duhur. Nė minutėn e
27-tė, ėshtė Muka qė provon tė gjejė golin me njė gjuajtje diagonale,
por pėrsėri portieri lezhjan shpėton portėn duke devijuar topin mbi
traversė. bardheblutė krijojnė shumė volum loje, por kanė probleme tė
dukshme nė konkretizimin e aksioneve dhe iniciativat nga krahėt nuk
gjejnė thuajse asnjėherė Xhafajn. Ky i fundit, provon tė shėnojė me njė
roveshatė nė minutėn e 39-tė, por nuk gjen kuadratin. Ky ėshtė edhe
rasti i fundit pėr tu shėnuar i pjesės sė parė, ndėrsa 45 minutat e
dyta fillojnė pėrsėri nėn shenjėn e bardhebluve qė tashmė janė mė
agresivė dhe mbyllin Besėlidhjen nė gjysmėfushėn e saj. Mema hedh nė
fushė edhe Fortuzin, nė tentativėn pėr tė pasur sa mė shumė forca nė
repartin e avancuar nė kėrkimin e golit. Hyka depėrton nė zonė pas njė
kombinimi me Fortuzin, por gjuajtja e mesfushorit pėrplaset nė trupin e
portierit Miēo dhe mė pas njė mbrojtės e devijon topin jashtė
kuadratit. Duket se Tirana do tė gjejė shumė shpejt golin, por
ēuditėrisht ndodh e kundėrta. Lezhjanėt shfrytėzojnė njė ēorientim tė
mbrojtjes bardheblu pėr tė shėnuar golin e vetėm tė ndeshjes me Likėn
nė minutėn e 66-tė, nė njė kundėrsulm ku prapavija e Tiranės i lejon
kundėrshtarėt tė gjuajnė tri herė para se topi tė ndalet nė rrjetė.
Mema nuk ka ēfarė tė humbė mė dhe largon nga fusha Hykėn e Hajdarin pėr
tė aktivizuar Abazajn e Duron. Por pavarėsisht morisė sė rasteve tė
krijuara nga dy tė sapofuturit nė lojė, asgjė nuk ndryshon dhe porta e
lezhjanėve shpėton, herė nga ndėrhyrjet vendimtare tė portierit Miēo, e
herė nga traversa. Pas vėrshėllimės pėrfundimtare tė Pashajt, tifozeria
lezhjane fillon festėn, ndėrsa ultrasit bardheblu nuk kursejnė asnjė
fyerje ndaj lojtarėve, duke i ftuar tė mos veshin mė fanellėn historike
tė Tiranės.
Reagimet
Kulli, dorėheqje pas fitores
Lutfi Nuri: Na pushkatuan!
Trajneri i Besėlidhjes, Ritvan Kulli, ka deklaruar se do tė largohet
nga ky post, pėr tė vazhduar punėn e tij si drejtor teknik te kjo
skuadėr. Ai u ka thurur elozhe tė gjithė lojtarėve pėr fitoren
historike ndaj Tiranės. "Ishte njė ndeshje shumė e vėshtirė pėr ne, por
edhe pėr Tiranėn. Nė fushė ishim dy skuadra me probleme, Tirana me tė
vetat dhe ne me tonat, po me njė ndryshim qė problemi mė i madh yni
ishte mungesa e pikėve, pasi pėr sa u takon tė tjerave duket se janė nė
rrugėn e zgjidhjes me krijimin e shoqėrisė aksionere. Gjithsesi, nė
fund kemi arritur tė fitojmė dhe me meritė madje. Sigurisht qė kemi
pasur edhe fatin me vete, sepse nė fund Tirana mund tė kishte barazuar
nė ato raste qė iu krijuan. Ne shfrytėzuam maksimalisht kundėrsulmin,
pasi dihej qė vetėm kėshtu mund tė luanim kundėr ekipit kampion. Kjo
ishte njė fitore e madhe. Tashmė mund tė them se do tė largohem nga
drejtimi i Besėlidhjes, sepse unė jam drejtor teknik dhe kam impenjime
tė tjera", u shpreh ai. Ndėrsa prononcimi i vetėm nė kampin bardheblu
ishte ai i ish-presidentit Lutfi Nuri, qė ka ndjekur takimin bashkė me
donatorėt e tjerė tė kėsaj skuadre. "Ēfarė tė themi pėr kėtė ndeshje!
Me kėtė humbje na pushkatuan!", u shpreh ai ndėrsa largohej nga
stadiumi.
Klasifikimi
Skuadra N F B H gol. Pikė
1. Dinamo 4 4 0 0 10-0 12
2. Besa 4 3 1 0 7-2 10
3. Partizani 3 3 0 0 5-2 9
4. Elbasani 4 2 1 1 2-2 7
5. Flamurtari 4 2 0 2 4-4 6
6. Vllaznia 4 1 1 2 3-3 4
7. Skėnderbeu 4 1 1 2 7-9 4
8. Teuta 4 1 0 3 3-4 3
9. Tirana 4 1 0 3 4-6 3
10. Shkumbini 4 1 0 3 4-8 3
11. Kastrioti 3 1 0 2 3-7 3
12. Besėlidhja 4 1 0 3 2-8 3
Golashėnuesit
5 gola Ngjela (Skėnderbeu)
3 gola Xhihani, Elokan (Besa), Pejiē (Dinamo), Stojku (Shkumbini)
2 gola Hysa (Teuta), Veliu (Flamurtari), Tiko (1) (Skėnderbeu), Sefa (Tirana), Plaku (1) (Dinamo)