Feliks Rodrigez rrėfen orėt e fundit tė djalit tė revolucionit qė pati jetė tė shkurtėr, por famė tė madhe
"Nuk doja ta vrisja Ēe-nė"
Pėr ish-agjentin e CIA-s, Gevara ishte njeri qė tė ngjallte respekt
Rreth fundit tė verės sė vitit 1967, njė agjent i degės sė Majamit tė "Central Intelligence Agency", thirri 16 disidentė kubanė pėr tė pėrzgjedhur mes tyre njė vullnetar, tė cilit do ti ngarkohej njė mision sekret nė Amerikėn e Jugut. Objektivi i operacionit ishte njė "peshk i madh": Ernesto "Ēe" Gevara de la Serna, nė atė kohė lideri revolucionar mė i famshėm nė botė, qė fshihej bashkė me guerilasit e tij nė pyjet boliviane. Kishte mbėrritur aty pas pėrfundimit tė njė udhėtimi tė gjatė nė Afrikė, ku ishte pėrpjekur tė ndizte shkėndijat e revolucionit komunist. Amerikanėve u nevojitej dikush qė tė ndihmonte forcat e armatosura boliviane nė gjuetinė ndaj tij.
Nė fund tė bisedės me secilin nga kandidatėt, agjentėt e CIA-s bėnin pyetjen: "Nė rast se do tė tė pėrzgjidhnim si njeriun mė tė pėrshtatshėm pėr kėtė mision, kur do tė ishe i gatshėm tė niseshe"? Pjesa mė e madhe e kubanezėve kėrkuan disa ditė kohė. Mė pas i erdhi radha njė 26-vjeēari tė diplomuar nė inxhinieri: "Po tė mė jepni kohė tė kthehem nė shtėpi, marr sendet e mia, pėrshėndes gruan, kthehem kėtu e nisem. Nė rast se e keni me ngut mė lejoni ti bėj njė telefonatė. Nėse nuk ka kohė as pėr kėtė, ja tek ėshtė numri, telefonojini ju dhe i thoni se mu desh tė nisesha urgjentisht".
Pas pėrshtypjes qė i bėri pėrgjigjja, agjenti amerikan shkroi emrin e kandidatit: Feliks Ismael Rodrigez. Edhe pse nė moshė tė re, kubani kishte mjaft pėrvojė nė aksionet e fshehta. Kishte kryer misione spiunazhi nė operacionin qė i parapriu zbarkimit nė Gjirin e Derrave. Operacioni dėshtoi tėrėsisht dy ditė para se tė niste, duke lėnė dhjetėra disidentė kubanė - tė futur ndėrkohė nė Kubė - nė duart e forcave revolucionare tė Kastros. Tani inxhinierit tė ri i jepej rasti tė hakmerrej: tė shtinte nė dorė e tė pushkatonte njeriun qė bashkė me Fidel Kastron ishin kthyer nė simbol tė revolucionit komunist.
Sot, 40 vjet pas asaj ngjarjeje, nė zyrėn e tij nė Havanėn e Vogėl, - duke kėrkuar detaje tė fshehura nė skutat mė tė errėta tė kujtesės - rrėfen gjuetinė ndaj komandantit komunist, e cila tashmė ėshtė bėrė e famshme. Thuajse 70-vjeēar, i rėnduar nga pesha e viteve dhe nga arratia e gjatė jashtė kufijve tė vendit tė tij, ky ish-njeri i CIA-s - ose luftėtari hije, siē e kanė quajtur - nuk e lė veten tė bėhet pre e emocioneve. Me tė folurėn, ku dallohet qartė prejardhja latine, tregon me qetėsi anekdotat e njė jete tė ēuar mes misioneve sekrete nė njė botė tė ndarė nga Lufta e Ftohtė. Rodrigez ka ndihmuar qeveritė e Bolivisė, Venezuelės, Perusė dhe Salvadorit pėr tė luftuar forcat guerilase, udhėtoi shpesh nė Vietnam dhe ka qenė ndėrmjetės pėr shitjen e armėve pėr rebelėt e Nikaraguas. Ėshtė mik personal i Xhorxh Bush plakut, si edhe eksponentėve tė tjerė tė lartė amerikanė. Sot ėshtė president i Brigadės 2506, njė shoqatė ku janė grumbulluar veteranėt e Gjirit tė Derrave, si edhe tė tjerė tė arratisur kubanė. Por, pėr faqet e historisė do tė mbetet gjithnjė "njeriu qė zuri Ēe Gevarėn".
Me mbėrritjen nė Bolivi, Rodrigez gjeti njė ushtri tė stėrvitur keq e tė pamotivuar. "Vendosa tė stėrvis njė grup dhe tė dėrgoja pararojė njerėz qė njihnin gjuhėt lokale". Ndėrkaq, Gevara dhe guerilasit e tij kishin gjetur strehė te njė fshatar, Honorato Rohas, i cili do ta tradhtonte mė pas, duke vėnė nė dijeni ushtrinė pėr praninė e komunistit. Por, ishte edhe dikush tjetėr qė do ti jepte mundėsinė Rodrigezit tė shtinte nė dorė Ēe Gevarėn. Quhej Hoze Kastijo Ēavez dhe njihej me emrin Pako. "Kur mėsova pėr arrestimin e tij, u kėrkova bolivianėve ta merrnin nė pyetje", tregon Rodrigez: "Pako ishte plagosur rėndė dhe druhej mos e pushkatonim. E kuruam dhe ai na e shpėrbleu duke na dhėnė shumė informacione tė rėndėsishme. I ishte premtuar se do tė dėrgohej nė Kubė e mė pas nė Bashkimin Sovjetik, por kurrė nuk ia mbajtėn kėtė premtim. Na shpjegoi se batalioni lėvizte me Gevarėn nė qendėr dhe me dy reparte - njėri pararojė dhe tjetri praparojė, me njė kilometėr distancė. Kėshtu qė kur zumė tre njerėz tė pararojės kuptuam se Ēe Gevarėn e kishim afėr".
Gevara i dha Rodrigezit llullėn e vet, ndėrkohė qė mė pas kubani shtiu nė dorė edhe "Roleksin" e tė burgosurit. Sot e ruan nė njė kasafortė. Mė pas pėrqafohen nė shenjė lamtumire. "Mė tha ti dėrgoja fjalė sė shoqes tė martohej pėrsėri e tė gjente lumturinė. Pas kėsaj dola. U kėrkova ushtarėve ti qėllonin nga kraharori e poshtė, qė tė dukej sikur ishte vrarė nė luftim e sipėr. Pak minuta mė pas, nė orėn 1.10, dėgjova tė shtėnat".
Teksa rrėfen Rodrigez qėndron i qetė, nuk tregon asnjė shenjė emocioni. Brejtje ndėrgjegjeje? "Jo. Dhe asnjė pėr Ēe Gevarėn. Kishte vrarė njerėz me gjakftohtėsi. Dėrgonte njerėz pėrpara togės sė pushkatimit pėr motive tė pajustifikueshme. Kam dėgjuar shumė histori mbi mizorinė e tij". Pėrse ėshtė bėrė mit? "Pėr shkak tė propagandės kastriste. Ndryshe Kastros do ti duhej tė pranonte se kishte dėshtuar me Ēe Gevarėn. Kėtė ma tha vetė Ēe gjatė bisedės sė shkurtėr qė bėmė pėrpara se tė vritej. Mė tregoi se si ai - student mjekėsie nga Argjentina - kishte arritur tė bėhej president i Bankės Shtetėrore tė Kubės. Njė ditė, gjatė njė mbledhjeje, Fideli i kishte pyetur tė gjithė tė pranishmit nėse mes tyre gjendej ndonjė ekonomist i vėrtetė. Ēe ngriti dorėn dhe u emėrua president. Nė tė vėrtetė nė rrėmujė nuk kishte dėgjuar mirė. I ishte dukur sikur Kastro kishte thėnė komunist".