Injorimi i njė helmimi nga ushqimi
Edmond Panariti
Humbja tragjike e sė miturės nga Vlora nga njė helmim i cili mendohet se ėshtė me prejardhje nga ushqimi, dėshmon mbi tė gjitha shkallėn e lartė tė rrezikut, i cili kėrcėnon ēdo njėrin prej nesh.
Por edhe mė dramatik paraqitet fakti se deri mė tani dhe ndoshta kurrė ndonjėherė nuk do tė kemi rastin tė sqarohemi mbi shkakun e vėrtetė tė kėsaj tragjedie. Nė njė tė pėrditshme shqiptare pata rastin tė njihem me zbardhjen qė institucionet tona tė fushės i bėnė kėtij rasti. Ky rast cilėsohet nga to si njė gastroenterit qė mund tė jetė i shkaktuar ose nga njė virus, ose nga njė bakter, ose ngaā¦?!
Nė vijim, njoftohemi se analizat janė nė proces dhe do tė duhen edhe 7 ditė dhe net deri nė pėrfundimin e tyre?!. Ndėrkaq, njė tjetėr institut, i cili mban emrin sugjestionues tė sigurisė ushqimore dhe qė ndodhet jo mė larg se 10 metra nga i pari, duket se padrejtėsisht nuk ėshtė i pėrfshirė fare me kėtė ēėshtje.
Nė fakt, do tė mjaftonin vetėm tė dhėnat gojore me karakter episodik tė ofruara nga prindėrit e fėmijės, si dhe shpėrthimi i shenjave klinike tė njė helmimi tek e ndjera para vdekjes, pėr tė kuptuar se kemi tė bėjmė me njė gastroenterit tė vrullshėm, me pasojė vdekjen nga ushqimi i ndotur.
Por ironikisht kjo lloj emėrtese, qė dikush ka kurajon ta quajė edhe diagnozė, nė fakt nuk shpreh asgjė. Kjo, ngaqė sot njihen me qindra nė mos me mijėra agjentė infektivė dhe lėndė helmuese, tė cilat veprimin e tyre e shfaqin pikėrisht si njė ////gastroeterit akut.
Ēuditėrisht, dallimi ndėrmjet kėtyre shkaktarėve ėshtė po aq i madh sa edhe rrethanat e pranisė sė tyre nė ushqim. E thėnė ndryshe, njė gastroenterit vdekjeprurės i shkaktuar nga helmimi me arsenik, dallon nga njė /////gastroenterit i shkaktuar nga njė helm bakterial ose nga myqet.
Ky dallim qėndron para sė gjithash nė gjasat qė bėjnė qė i pari tė shihet si njė akt kriminal, ndėrsa i dyti pėrgjithėsisht si njė ndotje banale e ushqimit.
Pėr kėtė arsye, edhe rasti fatkeq i vajzės nga Vlora mbetet njė proces i hapur hetimor me shumė pista, pėrderisa asnjė institucion kombėtar ose ndėrkombėtar i njohur, nuk shprehet zyrtarisht mbi shkakun e pėrcaktuar dhe tė vėrtetuar tė helmimit. Madje, ende nuk dihet nėse prokuroria ka nisur njė proces hetimor rreth kėtij rasti.
Por, pyetja qė shtrohet ėshtė: -A ekzistojnė brenda vendit qendra kėrkimore dhe shkencore tė afta tė pėrcaktojnė me kompetencė profesionale shkakėsinė e kėtij helmimi? Cili ėshtė ai autoritet kombėtar i ushqimit, i cili bėhet garant pėr jetėn e fėmijėve dhe tė familjeve tona? A duhet tu drejtohemi nė mirėbesim restoranteve, fast-foodeve apo tregut tė prodhimeve pėr ushqimin e pėrditshėm?
Pėr fat tė keq, nė vendin tonė nuk ekziston asnjė qendėr kėrkimore ose laborator i akredituar, i cili tė marrė mbi supe njė pėrgjegjėsi tė tillė. Rasti i vogėlushes nga Vlora, i dasmorėve nga Librazhdi dhe i shumė rasteve tė tjera tė mėparshme, tė cilat vazhdojnė tė mbeten tė zhytura nė mister, e dėshmon mė sė miri kėtė.
Pėr ironi tė fatit, pikėrisht nė qytetin e Vlorės, fare pranė familjes qė u prek nga tragjedia, ndodhet njė laborator i cilėsisė dhe i sigurisė sė ushqimit, i pajisur me aparatura tė sofistikuara pėr tė kryer tė gjithė spektrin e analizave tė kėrkuara nė ushqime. Ky laborator, i cili ėshtė fryt i investimeve prej disa qindramijėra eurosh dhe qė natyrshėm pritej qė tė pėrcaktonte shkakėsinė, si dhe tė nxirrte pėrgjegjėsitė e rastit, ėshtė plotėsisht jashtė loje. Ashtu sikundėr ndodhen jashtė loje edhe laboratorėt dhe institucionet e tjera tė vendit tė ngarkuara me ligj pėr mbikėqyrjen e sigurisė sė ushqimit.
Konsumatorėt tanė duhet ta dinė se ushqimi i tyre i pėrditshėm, qoftė ky lėndė e parė, ose prodhim i gatshėm nuk analizohet pėr prani tė lėndėve helmuese, ndotėsve mjedisorė, lėndėve abuzive ngjyruese, aromatizuese dhe konservuese.
Madje, nė mėnyrė naive, cilėsia dhe siguria e prodhimeve ushqimore u besohet vetėm etiketės ose dokumentacionit tė prodhuesit.
Pėr kėtė arsye, ka shumė tė ngjarė qė croissant-i, lėngu i frutave ose ndonjė ushqim tjetėr i konsumuar nga vajza, tė kenė qenė me etiketa tė rregullta, ku vetėm formalisht garantohej cilėsia dhe siguria e tyre. E, megjithatė, tragjedia ėshtė aty pėr tė na dėshmuar se ato duhet tė kenė qenė patjetėr bartės tė infeksioneve ose tė helmeve vdekjeprurėse.
Mė spektakolare dhe komike paraqitet edhe pėrplasja institucionale nė trajtimin e kėtij rasti. /////////////Pavarėsisht se pjesė tė sė njėjtės qeverisjeje, dy ministritė ajo e Shėndetėsisė dhe ajo e Bujqėsisė dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, luajnė pingpong duke akuzuar reciprokisht njėra-tjetrėn pėr neglizhenca tė pafalshme. Nė kėtė mėnyrė, ato i japin pėrgjigje edhe pyetjes qė shtruam mė lart lidhur me ekzistencėn e njė autoriteti unik kombėtar tė ushqimit nė vendin tonė.
Qartazi konflikti midis tyre dėshmon se tek ne ende nuk ekziston njė autoritet unik nė fushėn e sigurisė ushqimore dhe ēka ėshtė mė shqetėsuese as edhe njė kuadėr i konsoliduar ligjor, i cili tė pėrjashtojė mbivendosjen e pėrgjegjėsive, tė pėrplasjeve institucionale apo qė tė ndalojė atė qė nė gjuhėn popullore njihet me shprehjen ā³Njėri i bie gozhdės dhe tjetri patkoit".
Por, ajo qė duket shumė shqetėsuese, ėshtė se edhe pėrpjekjet pėr krijimin e njė autoriteti unik dhe integral nė fushėn e ushqimit shfaqen tė dėshtuara qė nė start.
Kėshtu, pėr shembull, nė projektligjin pėr ushqimin, i cili po pėrgatitet tė kalojė sė shpejti nė Kuvendin e Shqipėrisė, autoriteti kombėtar i ushqimit konsiderohet si departament i kėsaj ministrie, kur ky institucion i shėrben jo vetėm garantimit tė shėndetit dhe tė interesave tė konsumatorit, por mbi tė gjitha sigurisė kombėtare. E ritheksoj edhe njė herė tė sigurisė kombėtare.
Kjo, pėr arsyen e njohur se ushqimi pėrbėn vektorin mė interesant pėr veprimtaritė terroriste, sepse dihet se nė mėnyrė tė domosdoshme dhe tė pėrditshme ai duhet tė futet nė trupin tonė. Po kėshtu, tė gjitha katastrofat globale ekologjike kanė si pikėn e tyre mė kritike ushqimin e pėrditshėm. Nuk mundet tė mos kujtojmė me kėtė rast ndotjen nė masė tė ushqimeve tona pas aksidentit bėrthamor tė Ēernobilit, nga i cili njėzet vjet mė parė u ndot rėndė edhe vendi ynė.
Pėr kėtė arsye, Autoriteti Kombėtar i Ushqimit duhet tė gėzojė njė status tė veēantė ndėrdikasterial, me varėsi tė drejtpėrdrejtė nga Kryeministri ose Parlamenti dhe jo tė degradojė si njė apendiks i njė dikasteri. Kjo duhet tė shprehet qartazi nė ligj.
Sė fundi, pyetja qė shtrohet ėshtė: -A duhet ti drejtohemi me mirėbesim ofruesve tė ushqimit, qofshin kėta prodhues, tregtarė, shitės, kuzhinierė, kamerierė e tė tjerė?
Pėrderisa nuk kemi rrugė tjetėr, pėrgjigjja qė mund tė jepet ėshtė njė ā³poā³ me kusht.
Me kushtin e vetėm qė tė ndėrtojmė sa mė parė njė strategji tė qėndrueshme nė fushėn e sigurisė sė ushqimit. Me kushtin qė tė rishohim dhe ndryshojmė rrėnjėsisht kuadrin ligjor dhe institucional nė fushėn e cilėsisė dhe tė sigurisė sė ushqimit, duke forcuar kontrollet, duke rritur aftėsitė teknike analitike tė instituteve tona. Me kushtin qė tė garantojmė transparencė tė plotė nė komunikimin me publikun, pėr ti kthyer kėtij tė fundit besimin tashmė thellėsisht tė tronditur.