Vjeshta, stina qė vjen me dremitjen
Rregullat pėr tė shmangur tė gjitha dizavantazhet e stinės romantike qė na pėrgatit pėr acarin e dimrit
Vjeshta ėshtė muaji i gjumit tė ėmbėl. Po pse ndodh kjo vallė? Pikėrisht me ardhjen e vjeshtės ne mund tė fillojmė tė shijojmė netėt e gjata, por nė kohėn tonė tė lirė ndihemi apatikė, tė lodhur, shpesh herė me njė humor jo fort tė mirė. Kjo ndodh pėr shkak tė ndėrrimit tė stinėve: temperaturat ulen, netėt janė mė tė gjata, pas njė vere tė gjatė stresuese me temperatura tė larta. Por cilat janė disavantazhet e kėsaj stine? Me ndėrrimin e stinės fillon pagjumėsia, shkurtimi i ditės, koha merr njė pamje tjetėr, ndihemi paksa tė lodhur e tė pėrgjumur. Kjo stinė na "sjell" me vete edhe epideminė "autumn blues" (depresioni i vjeshtės), e cila godet tė gjithė njerėzit pa dallim. Si fillim pagjumėsia zgjat mė pak se njė muaj dhe godet nė veēanti femrat rreth moshės 45-55 vjeēe.
"Zakonisht vuajnė pjesa mė e madhe e tyre, sepse pėr shkak tė pushimeve verore kanė ndryshuar zakonet, duke ndenjur zgjuar deri vonė, duke ngrėnė ndryshe e nė orare tė ērregullta. Pėr tiu rikthyer edhe njė herė gjumit tė rregullt, ėshtė e nevojshme mėnyra e rregullt e jetesės qė kishit pėrpara se tė shkonit me pushime", ka thėnė pėrgjegjėsi i mjekėsisė sė gjumit nė universitetin katolik tė Romės. Eksperti ėshtė shprehur se hapi i parė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė rikuperuar qetėsinė e humbur dhe mėnyra mė e mirė pėr tė pushuar tė qetė ėshtė kjo: "duhet tė harroni orarin e ngritjes nė mėngjes nga shtrati. Mjafton ky ushtrim i thjeshtė pėr tė sinkronizuar sėrish orėn tuaj biologjike edhe nėse vazhdoni pėr pak kohė tė shkoni vonė nė shtrat pėr shkak tė zakoneve tė kėqija verore".
Eksperti shpjegon se ērregullimi i gjumit nė kėtė stinė tregon njė "gjendje natyrore". Njerėzit fillojnė tė pėrshtaten pak nga pak me shkurtimin e ditės dhe zgjatjen e orėve tė natės. Mjafton tė keni vetėm pak durim dhe gjithēka do tė kthehet siē ishte mė parė. Pėr tė favorizuar edhe njė herė rikthimin te zakonet e vjetra ėshtė e kėshillueshme qė gjatė mbrėmjes tė mos pini.
"Mendojmė se alkooli favorizon gjumin, por ėshtė krejt e kundėrta. Nė tė vėrtetė alkooli ērregullon gjumin tonė, sepse ndryshon etapat, duke rrezikuar tė zgjohemi nė mėngjes tė pangopur me gjumė e me sy tė fryrė. Pra, para se tė flini ėshtė e kėshillueshme tė bėni njė dush, tė pini njė gotė qumėsht tė ftohtė dhe tė lexoni ndonjė libėr, duke iu kthyer nė kėtė mėnyrė zakoneve tė vjetra qė shoqėrojnė gjumin", shpjegon eksperti.
Nga ana tjetėr, duke qėndruar sėrish nė temė, ėshtė mirė tė dini se shkenca ka konfirmuar rreziqet qė vijnė nga njė periudhė e gjatė pagjumėsie. "Kush fle mė pak se pesė orė gjumė ka dyfishin e mundėsive tė vdesė nga sėmundjet kardiovaskulare".
Tė paktėn ky ka qenė pėrfundimi i njė kėrkimi prezantuar nė "British Sleep Society". Studimi, qė ka zgjatur 17 vjet, ėshtė kryer mbi 10308 punonjės publikė me moshė pėrkatėsisht 35-55 vjeē. Tė gjithė janė monitoruar nga dy herė. Periudha e parė ka qenė nė vitet 1985-1988 dhe e dyta 1992-1993 (duke marrė parasysh edhe moshėn, seksin, konsumin e alkoolit, duhanit etj.). Pėrfundimi? Vdekje nga infarktet dhe rreziku i sėmundjeve kardiovaskulare ėshtė 2 herė mė i lartė pėr atė qė nuk i ka respektuar 7 orėt e nevojshme tė gjumit. "Pse"-ja ėshtė ende pėr tu sqaruar: mjekėt pohojnė se tė flesh pak ndikon negativisht nė presionin e gjakut, i cili ėshtė pėrgjegjėsi i parė i sėmundjeve pėr sa i pėrket aparatit kardiovaskular.
Njė simptomė tjetėr qė duhet kontrolluar muajt e parė tė vjeshtės, pas pushimeve, ėshtė pothuajse e pashmangshme: nxehtėsia e dėshirės, njė fenomen qė lidhet me moshėn dhe kushtet psikologjike, pavarėsisht stinės nė tė cilėn jetojmė. Sigurisht, me shkurtimin e ditės njerėzit janė tė detyruar tė kalojnė njė pjesė tė mirė tė ditės nė shtrat, duke shtuar nė kėtė mėnyrė edhe numrin e raporteve. "Padyshim qė ėshtė vėrtetuar edhe shkencėrisht se pėrgjigjja seksuale si te njerėzit, ashtu dhe te kafshėt ėshtė me periudha. Kėto momente janė tė lidhura me moshėn, kushtet psikologjike dhe stinėn", shpjegon eksperti.
Ja disa kėshilla pėr tė kaluar pa shumė dėme kėtė "vjeshtė tė mallkuar".
1) Bėni seks si nė stinėn e verės, mos i reduktoni raportet me partnerin/en.
2) Mos qėndroni shumė para televizorit. Ėshtė rreziku i ditėve tė gjata kaluar nė shtėpi. Gjeni diēka tjetėr pėr tė bėrė dhe nėse pėr momentin nuk keni punė, bashkėbisedoni me familjarėt tuaj.
3) Mbani ndezur dritat e shtėpisė. Duke kaluar nga ajo diellore nė atė artificiale, duket sikur ndryshoni kimikisht humorin. Duhet tė qėndroni medoemos nė njė ambient tė hapur.
4) Imagjinoni sikur jeni ende me pushime. Gatuani peshk ose blini mango apo papaja, nėse jeni kthyer nga njė udhėtim ekzotik. Ndoshta kjo mund tė mos jetė zgjidhja, por ndihmon nė ekuilibrimin e humorit.
6) Jepini njė pamje tjetėr shtėpisė suaj. Lyeni muret dhe ndryshoni vendet e mobilieve.
7) Rishikojeni jetėn tuaj. Nė vjeshtė ėshtė momenti pėr tė reaguar. Nėse mendoheni pak, do tė kuptoni se diēka nuk shkon. Mundohuni ti ndryshoni gjėrat.
Gjeni njė punė tjetėr, por mos e lini atė qė kishit mė parė
9) Ēokollata. Kurojeni trupin me masazhe, trajtime me bazė erėza dhe aroma-terapi, sepse ndihmojnė nė mirėqenien tuaj edhe nė ditėt me shi.
10) Mos shkoni nė shtėpi pas punės. Dita do tju duket mė e gjatė dhe mė e plotėsuar. Mund tė mjaftojė njė aperitiv me miqtė apo njė film nė kinema.
11) Organizohuni nė fundjava. Dy ditė pushim do tiu mjaftojnė tė qetėsoheni dhe tiu kthehet sėrish buzėqeshja.
12) Bėni fizkulturė, sidomos nė orėt e para tė mėngjesit.
13) Kontrolloni dietat, pėrdorimin e alkoolit dhe duhanit. Zgjidhni ushqimet e lehta natyrore si mjaltin, papaja dhe frutat e pyllit.
Njė rekomandim i zakonshėm: shqetėsimet e ndryshimeve tė stinės janė tė lidhura me njė raport problematik mes ritmeve individuale dhe atyre qė ndodhin nga ndryshimet. Ėshtė e rėndėsishme qė ēdo pėrshtatje ndaj stinės tė jetė graduale dhe e limituar, pėr tė shmangur humbjen e ekuilibrit psikologjik.